Këta çifte të showbiz-it i dhanë fund romancës këtë verë dhe na lanë të gjithëve zemërthyer (FOTO LAJM)

Sipas studimeve të fundit periudha e verës është koha kur njerëzit tradhtojnë më shumë. Si pasojë e kësaj në këtë sezon kemi edhe çifte që i japin fund romancës.

Vera e vitit 2019 do të mbahet mend për disa ndarje të bujshme në showbiz-in shqiptar dhe atë të huaj, pasi çifte që nuk na i priste mendja i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Shkak për ndarjen janë bërë arsye të ndryshme dhe një pjesë e tyre nuk i ka zbuluar ende, megjithatë duhet të pranojmë se vendimet e tyre na kanë lënë zemërthyer.

Stresi-Keisi

Stresi dhe Keisi prej disa kohësh po përfliten në media për një ndarje të mundshme. Keisi priti disa muaj që Stresi të dilte nga burgu për të sqaruar situatën, pasi reperi u arrestua në një hotel ku shfaqej me një femër tjetër, megjithatë duket se pritja nuk ia vlejti. Ajo është larguar për në Kanada dhe Stresi as nuk e përcolli për në aeroport.

Baby G -Lim Hoti

Baby G dhe Lim Hoti konfirmuan historinë e tyre të dashurisë në mënyrën më të bukur. Në 14 shkurt ata publikuan në Instagram një foto ku shfaqeshin bashkë dhe e shoqëronin me dedikime romantike. Por romanca e tyre nuk zgjati shumë dhe thuhet se ata janë ndarë. Baby G dhe Lim Hoti nuk janë parë më në prani të njëri-tjetrit, madje nuk ndiqen më as në Instagram.

Dua Lipa- Isaac Carew

Pasi u ribashkuan për herë të dytë, Dua Lipa dhe Isaac Carew nuk zgjatën shumë dhe i dhanë përfundimisht fund lidhjes së tyre. Ata u ndanë pak kohë më parë duke lënë zemërthyer fansat e tyre. Momentalisht Dua është në një histori tjetër dashurie me Anwar Hadid, ndërsa Isaac pak ditë më parë zbuloi se është një marrëdhënie dhe imazhin e vajzës nuk e bëri publik.

Stine-Graciela

Stine dhe Graciela janë përfolur për një kohë të gjatë mbi ndarjen, megjithatë vetëm pak kohë më parë e pranuan publikisht. Ata nuk zbuluan arsyen, megjithatë tregua se të ndarë janë më mirë.

Ata ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe kanë lënë të hapur mundësinë për një rikthim të mundshëm. Nga marrëdhënia e tyre Stine dhe Graciela kanë një vajzë së bashku.

Bella Hadid- The Weenknd

Një vit pas ribashkimit Bella Hadid dhe The Weekend u ndanë për herë të dytë. Lajmi u bë i ditur tre ditë më parë dhe shkak për ndarjen u bënë disa arsye. Mbi të gjitha ata nuk kishin mjaftueshëm kohë për njëri-tjetrin dhe kjo sillte debate të vazhdueshme.

Irina Shayk- Bradley Cooper

Ndarja e tyre ishte e papritur dhe ne na ka lënë të shokuar. Aktori 44-vjeçar dhe modelja 33-vjeçare i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare dhe momentalisht janë duke u marrë me gjyqet për kujdestarinë e vajzës së tyre, Lea. /iconstyle/
Shtuar më 09/08/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori