Leku letër! Këto profesione janë ndër më të paguarat në botë

Një minutë heshtje për tëgjitha zgjedhjet e gabuara të karrierës pasi ka disa profesione që të mbushin llogarinë bankare.

Danimarka, Islanda, Zvicra, Norvegjia, Kanadaja, Australia dhe Luksemburgu janë disa nga vendet që paguajnë mirë dhe më poshtë do të lexoni profesionet më të paguara.

Truproje

Nuk është profesioni më i lehtë dhe më i sigurt në botë pasi ka edhe momente të rrezikshme. Sipas hulumtimeve, truproja fiton 132 mijë euro në vit, por këto shuma vlejnë për ata që kanë shërbyer në ushtri apo në shërbimet sekrete shtetërore.

Enologu

Nëse ju pëlqen vera, do t’ju pëlqejë paga e një prodhuesi të verës. Një top enolog ka një fitim vjetor prej 91 mijë eurosh, por nuk është aq e lehtë sa duket. Nevojat për diploma, arsim, studimet mund të zgjasin deri në 12 vjet.

Kirurg

Po, është e rrezikshme pasi luan me jetën e të tjerëve. Paga mesatare jashtë vendit është 130,000 euro në vit dhe shuma është vërtet e justifikuar për rrezikshmërinë e saj.

Anti-haker

Njerëzit që mbrojnë klientët e tyre nga krimi kibernetik. Një profesion fitimprurës që paguan 110 mijë euro në vit. /albeu.com


Shtuar 19.02.2023 23:25