Kështu është kur fut hundët vend e pavend! Shpëtohet ujku që po ngordhte nga uria (FOTO LAJM)

Tanay Panpalia ishte së bashku me një grup shokësh pranë një liqeni në Nagpur të Indisë, kur e panë një ujk të cilit i kishte ngecur koka në një bidon plastik.

Pa humbur kohë, 26-vjeçarja telefonoi departamentin për mbrojtjen e mjedisit, duke thënë se kafsha mund të ngordhte sikur mos të intervenohet shpejtë, sepse është stërkequr nga uria.

“Ishte thuajse asht e lëkurë, pasi nuk kishte ngrënë për një kohë shumë të gjatë. Më dhimbsej se si bridhte i pashpresë”, ka thënë Panpalia.

bashku me shokët dhe grupin e shpëtimit, ata kërkuan për dy orë nëpër pjesën malore, derisa e gjetën ujkun, që besohet se e ka futur kokën në bidon në kërkim të ushqimit.

Pas ia kanë lidhur këmbët lehtë për tu siguruar se nuk i sulmon, ata e kanë prerë bidonin dhe ikën për ta lënë të lirë.

Nuk dihet se sa gjatë ka mbetur pa ushqim, por duke pasur parasysh gjendjen e trupit, besohet se ka qëndruar në atë formë për një kohë shumë të gjatë.
Shtuar më 04/08/2018, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori