“Unë jam gangsterja”, lihet e lirë 27-vjeçarja e famshme e Bilishtit: Më kanë trajtuar më mirë seç duhet (VIDEO)

Dezi dhe Xhesi, 2 motrat gangstere nga Bilishti janë bërë kryefjalë në media online pasi udhëtonin gjatë orëve të vona të natës me makinë dhe nën efektin e akoolit bërtisnin, duke shqetësuar qytetarët, të cilët edhe i ofendonin. Motrat nuk janë kursyer në ofendime dhe të shara as ndaj efektivëve të policisë të cilët i shoqëruan në komisariat pas denoncimit të fqinjëve.

Në qytetin e vogël të Bilishtit ato janë të njohura për sjelljen e tyre “gangstere” dhe jetën e shfrenuar të natës. Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart” dhe dyshohej se bëhej fjalë për hakmarrje mes vajzave.

Pasi morën vëmendjen e gjerë të mediave, ka qenë Deizi ajo që ka reaguar nëpërmjet një InstaStory.

“Përshendetje. Jam Deizi Arapi. Kam parë shumë lajme nga më të ndryshmet. Po unë jam gangsteria! Sapo jam në gjendje të lirë dhe po kthehem në shtëpi. Ansnjë nga lajmet nuk është i vërtetë. Gjithsesi unë këtu jam, kush ka problem di ku të më gjej. Unë jam rrugës për në shtëpi, më kanë trajtuar më mirë seç duhet. Mos u merrni me llafe sepse unë ja dal mbanë, po ju ç’do bëni”, shprehet Deizi./albeu.com/