Kështu e priti e dashura Eugent Bushpepën pasi doli fitues (FOTO LAJM)

Shpallja fitues e këngëtarit Eugent Bushpepa, në festivalin e fundvitit në RTSH, u prit mirë dhe gëzoi shumë fansa të tij.

Por një nga fanset më të mëdha është e dashura e Gentit, Andia, e cila ndoqi nga afër performancën në natën finale dhe jo vetëm.

Kënga ‘’Mall’’ në fakt ishte një dedikim për Andian me të cilën Genti bashkëjeton prej më shumë se 6 vitesh.

Pas fitores Genti ende pa u përshëndetur me të dashurën, që e priste në podium, iu desh të jepte intervistat e para, fotot e para, të përballej me gazetarët në post festival dhe pastaj të largohej i lumtur bashkë me kupën.

Andia vazhdonte të priste atje, në sallën e boshatisur nga njerëzit.

Ashtu siç kanë rrëfyer ata në një studio televizive rreth një viti më parë ,dashuria mes tyre lindi në lokalin ku këngëtari i muzikës rrok këndonte. Çifti ka një marrëdhënie të konsoliduar dhe nuk dihet nëse do të ketë martesë. Gjithsesi ata duken shumë të lumtur bashkë. /albeu.com/

Shtuar më 29/12/2017, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori