Kësaj BMW-je nuk mund ti bëjnë gjë as plumbat e kallashnikovit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Kjo BMW X5 që shihni në foto mund ti rezistojë edhe plumbave të AK-47. Modeli X5 Security Plus bazohet në gjeneratën e tretë të SUV dhe plotëson nivelin balistik të mbrojtjes VR6.

Me rastin e modifikimit të BMW-a X5, prodhuesi gjerman ka shfrytëzuar përvojën e arritur gjatë më shumë se tre decenieve qëkur kjo kompani merret me prodhimin e versioneve të modeleve të veta të blinduara, shkruan Koha Ditore.

Përveç paneleve të jashtme të blinduara në automjetin X5 Security Plus ka edhe përforcim të të ashtuquajturave pika të dobëta, boshteve forcuesve kryesorë të karrocerisë si dhe xhamin special mbrojtës.Në situata krize, shoferi i ndihmon turbo motori i fuqishëm V8 TwinPower me 450 kuaj fuqi dhe sistemi lëvizë inteligjent xDrive me të katër rrotat në mënyrë që personin mbrojtur sa më parë ta shpie në vend të sigurt. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori