Kërkon ndihmë në Facebook, një grua shpëton djalin e shpërfytyruar (Pamje të rënda)

Pëlqej
Një 3 vjeçar po lufton me jetën, teksa ka lindur me një deformim në kokën e tij. Familja e tij e cila është e varfër nuk kishte mundësi për ti realizuar djalit një operacion, kështu që e gjeti të udhës për të shpërndarë një njoftim me anë të Facebook-ut. Kjo histori ka prekur një grua, e cila menjëherë ka lajmëruar familjen për të dhënë ajo kontributin e saj.

Yahya El Jabaly është një djalë tre vjeçar, i cili ka lindur pa sy dhe me një vrimë të madhe në vendin ku duhet të ishte hunda. Fëmija ka lindur në Marok, e ndërsa është e çudishme fakti që ai po mbijeton. Yahya nuk arrin që të flasë, e ndërsa jetesa e tij vështirësohet edhe më shumë pas komenteve të njerëzve, duke u detyruar që të mbulojë fytyrën.

E gjithë ngjarja ka nisur pasi i ati i djalit publikoi historinë në Facebook, duke kërkuar ndihmë. “Dua vetëm që im bir të jetë si fëmijët e tjerë, të luajë dhe të ketë një jetë normale”, kishte shkruar ai.

Fatima Baraka, një grua nga Melbourne, teksa kishte lexuar këtë mesazh prekës ka vendosur që të ndihmojë familjen. Gruaja ofroi mikpritje në Australi dhe u lidh me një kirurg i cili mund të operojë djalin. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori