Kërkohet arrest me burg, Fjolla Morina dy muajshe shtatzënë në qelitë e Kukësit (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina vazhdon të jetë e burgosur në burgun e Kukësit pas kapjes së saj me një armë në makinë dhe 13 fishekë.

Burimet bëjnë me dije se Morina pritet të dalë gjatë ditës së nesërme para gjykatës së ku do të njihet me masën e sigurisë.

Së bashku me të do të jenë për masë edhe biznesmeni nga Kosovar që jeton në belgjikë Fysnik Syla si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji.

Pas arrestimit, gjendja e saj është përkeqësuar ku është dërguar me urgjencë në spital.

Burimet bëjnë me dije se këngëtarja është në muajin e dytë të shtatëzanisë.

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar "arrest në burg", për këngëtaren e cila u arrestua në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku ju sekuestrua një armë zjarri.



Shtuar më 21/09/2020, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori