Mjekja shqiptare e prekur nga koronavirusi në Itali: Nuk është si një grip i thjeshtë!

Nga Roma, mjekja onkologe Blerina Resuli ka treguar përvojën e saj me Covid-19.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Resuli tha se në rastin e saj virusi nuk është shoqëruar me temperaturë të lartë, por kryesisht dhimbje koke dhe kollë.

Fevziu: Si e morët vesh që ishin infektuar?

Blerina Resuli: Shumë kolegë të mitë janë prekur. Unë u diagnostikova më 11 Mars.

Fevziu: Kishit shqetësime?

Blerina Resuli: Kisha shumë pak shqetësime në ato momente, por ishin pjesa më e madhe e kolegëve të infektuar dhe përderisa ne punojmë më pacientë delikatë ishte detyrë e jona të bënim testin për të mirën e pacientëve veccanërisht, sepse janë shumë delikatë dhe për ta do të ishte më fatale se sëmundja e tyre.

Fevziu: A keni një ide nga e kishit marr?

Blerina Resuli: Besoj nga kolegë të tjerë, por nuk kemi një ekzaktësi për këtë.

Fevziu: Çfarë simptoma patët?

Blerina Resuli: Atëherë fillimisht pak kollë, shumë pak hundët e zëna, por në ditët në vijim kjo situatë u përkeqësua. Kolla u shtua. Asnjëherë nuk kam patur temperaturë të lartë, maksimumi 37 – 37.2.

Fevziu: Sa ju zgjati kjo, 2 – 3 ditë?

Blerina Resuli: Diçka më shumë, më pas u shtua dhimbja e kycceve, lodhje, dhimbje koke aq sa shpesh me dilte gjumi natën dhe ajo që kanë pjesa më e madhe e personave të tjerë, kam humbur edhe ndjesinë e të gjitha aromave. Akoma dhe sot e kësaj dite, pas 2 javësh, unë nuk ndiej aromat.

Fevziu: Gjatë kësaj periudhe ishte lehtësisht i përballueshëm?

Blerina Resuli: Mund të them që ishte i përballueshëm. Njerëzit thonë është një grip i thjeshtë, nuk është realisht ashtu, simptomat janë më të forta se një grip i thjeshtë. Unë jam 36 vjecc dhe për grupmoshën time, them nuk ka problem.

Fevziu: Por një 38 vjeccar që ishte pacienti i parë, ndenji një muaj në reanimacion.

Blerina Resuli: Edhe në Romë një 34 vjeccar humbi jetën.

Fevziu: Çfarë do ju thonit qytetarëve shqiptarë?

Blerina Resuli: Gjëja e parë që do ju thoja qytetarëve është të rrinë në shtëpi.Nuk kanë arsye për të mbajtur radha, dalin lirshëm xhiro si në një ditë feste. Duhet të paktën të reflektojnë./Opinion.al


Shtuar 26.03.2020 20:49