Kërkesa e Princ Lekës në vesh të shurdhët, ja apeli (FOTO LAJM)

Princ Leka ka reaguar sërish në Facebook në lidhje me atë që ai e cilëson një masakër atë që po bëhet mbi ndërtimin tek lulishtja mbreterore.

Në muajin mars, një apel i hapur u lëshua në rrjetin social, por duket se kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhët. "Më datë 16/03/2015, Oborri Mbretëror ka bërë një denoncim publik mbi ndërtimin tek lulishtja mbretërore, sot nën shfrytëzimin e Folisë.

Duket qartazi që asnjë institucion shtetëror nuk ka vepruar për të ndaluar këtë masakër në zemër të Tiranës. Bashkangjitur po bëjmë publike fotot e avancimit të ndërtimit dhe një përgjigje nga Inuku. Ky është shembull i frikshëm i standarteve të dyfishta, ku për një riparim, qytetari i thjeshtë burgoset, ndersa mafia shpërblehet!". /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori