Ekipi i Serie A shkarkon trajnerin, nis kontaktet me Pirlon

Salernitana po bën një ndryshim të ri trajneri, i cili po përgatitet për divorc me Stefanos Colandouono.

Trajneri 59-vjeçar nuk arriti t’i prezantojë një projekt skuadrës së jugut të Italisë dhe largohet nga pankina.

E vetmja gjë që ka mbetur për të finalizuar “ndarjen” e dy palëve është njoftimi nga skuadra.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Salernitanës kanë nisur tashmë kontaktet me Andrea Pirlon, Fabio Liverani, por edhe me Davide Nicolas, në mënyrë që njëri prej tyre të zëvendësojë Colandon. /albeu.com/


Shtuar 14.02.2022 22:52