Goli i Asllanit nuk mjafton, Interi merr përkohësisht kreun (VIDEO)

Interi arriti një fitore fantastike me përmbysje përballë Empolit, me shifrat 3-2 brenda në “San Siro”, duke qëndruar ende në garën për titull.

Një sfidë që nisi me emocione që në minutat e para, ku sulmuesi në pronësi të zikaltërve, Pinamonti, kaloi në avantazh miqtë. Më pas ishte radha e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani, që realizoi një gol fantastik për të dyfishuar shifrat për Empolin.

Gjithsesi vendasit nuk u dorëzuan, të cilët me një autogol të Romanjolit dhe një gol të Lautaros barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë. Ndërsa në pjesën e dytë, ishte sërish sulmuesi argjentinas që nuk fali dhe kaloi Interin në avantazh për herë të parë në këtë sfidë. Në minutën e fundit të takimit, ishte Aleksis Sançez që vulosi takimin me golin e katërt për vendasit.

Gjithashtu në këtë takim u aktivizua dhe Nedim Bajrami si titullar, i cili luajti për 61 minuta dhe Ardian Ismajli që u fut në minutën e 69’.

Interi kështu ngjitet momentalisht në vendin e parë, duke pritur që Milani të gabojë në sfidën e transfertës përballë Veronës.


Shtuar 6.05.2022 20:50