Kërcënohet gazetari anti-Gruevski, ja çfarë i dërgojnë në shtëpi (FOTO)

Bashkëshortja e gazetarit
Gazetari Borjan Jovanovski
Ngjarje makabre është shënuar sonte para shtëpisë së familjes së gazetarit maqedonas Borjan Jovanovski. Në shtëpinë e tij ka trokitur një person i panjohur, i cili është përballur me bashkëshorten e tij Amernis Nokshiqi.

Ai i ka lënë një kurorë varri dhe i ka thënë: "Kjo është një dhuratë nga Todor Aleksandrov".

Më pas ai është larguar, ndërsa Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërkohë Plenumi i Gazetarëve ka bërë thirrje për organizimin e një proteste para objektit të Qeverisë së Maqedonisë në shenjë mbështetje për familjen e gazetarit Borjan Jovanovski, i cili njihet si kritik i ashpër të qeverisë Gruevski.

Protesta është planifikuar të mbahet në orën 12:00 dhe shënon një hap solidarizues të golegëve për familjen e gazetarit e cila ka marrë mesazhe kërcënuese. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori