Këputën telat e teleferikëve, 7 të vrarë në Indi (FOTO LAJM)

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Kashmirin e administruar nga India, pasi është këputur teli i teleferikëve në një lartësi të madhe në vendin turistik Gulmarg.

Një nga teleferikët është rrëzuar në tokë, duke u marrë jetën të gjithë personave që ishin në të.

Ndërkohë, raportohet se mbi 20 persona të tjerë kanë ngecur në teleferikë të tjerë në erëra të forta.

Raportohet se teli është këputur pasi që mbi të kishte rënë një dru i rrëzuar nga era. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy fëmijë. /albeu.com/

Shtuar më 25/06/2017, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori