Këpucët që ju tregojnë rrugën (FOTO-LAJM)

Një këpucë e cila është në gjendje të lidhet me GPS e smartphone dhe të tregojë rrugën, duke lexuar dridhjet në këmbë. Është kjo ideja e dy të rinjve indianë, të cilët sapo kanë përfunduar studimet në Boston.


“Fillimisht ata donim të realizonim një produkt për personat me probleme me shikimin. Ka më shumë se 280 milionë njerëz të verbër në botë dhe tashmë është momenti që teknologjia të merret edhe me ta. Pastaj duke punuar me idenë tonë kuptuam se mund të ndihmonim këdo që të orientohej në një qytet”, shprehet njëri nga krijuesit, Anirudh Sharma.


Pasi përfunduan studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sharma dhe ortaku i tij Krispian Lawrence, krijuan një startup i cili do të dalë në treg së shpejti me dy produkte, një këpucë tejet komode me dizajn Hi-Tech dhe që mund të përshtatet për këmbë të ndryshme.

Thelbi i sistemit është një Bluetooth që lejon komunikimin me një aplikacion të ndodhur në smartphone. Në pjesën e thembrës ndodhet një bateri e vogël e cila zgjat plot 6 orë. Por për tu orientuar në rrugë duhet parë nga ekrani, pasi në këtë mënyrë jepen sinjale se ku duhet të ecni. E nëse jeni duke ecur pa një synim të caktuar, këpuca do t’iu tregojë një pikë interesnate ku mund të ndaleni, si një lulishte apo një muze. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2014, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori