Kthehet përmbys makina në Tiranë, brenda mjetit dhe fëmijë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Dy makina janë përplasur, teksa njëra prej tyre është kthyer përmbys.

Mësohet se në një prej tyre ka patur dhe fëmijë. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve teksa, dyshohet për të lënduar.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më 01.06.2020, reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.
Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën .
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 1.06.2020 12:51