Momenti kur i riu shqiptar vret me thikë 19-vjeçarin grek (VIDEO)

Një 23-vjeçar shqiptar masakroi me thikë një 19-vjeçar grek të quajtur Alkis Kampanos.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme pas një sherri banal mes tifozëve në Selanik.

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti i krimit të rëndë.

Autoritetet greke arrestuan sot një ditë pas krimit autorin e dyshuar, një 23-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije.

Sakaq, në videon e publikuar shfaqet një grup djemsh që vrapojnë nga një rrugë e ngushtë drejt një rruge kryesore dhe hipin në dy automjete, duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes. Në video shihet edhe një pamje nga sulmi ndaj grupit të të rinjve ku ishte edhe Aris./albeu.com/