Çmenduri në sekondat e fundit, BATE Borisov fiton Kupën pas 10 vitesh (VIDEO)

Futbolli në Bjellorusi nuk ka ndaluar kurrë dhe vazhdon të jetë me tifozë.

Sot u luajt finalja e Kupës që pa përballë Bate Borisov ndaj Dynamo Brest.

Ndeshje e dyluftuar e cila në 90 minuta nuk prodhoi asnjë gol.

E ndërsa edhe 30 minutat e kohës shtesë (dy pjesë nga 15’) nuk po zhbllokonin rezultatin dhe gjithçka do të vendosej me penallti, ka ardhur një gol në minute e 121 nga Volkov.

Në një rrëmujë të madhe, duke i dhënë trofeun BATE Borisov, që është edhe skuadra më shumë fituese në Bjellorusi.

Por, Kupa e Bjellorusisë mungonte prej 10 vitesh te BATE.


Shtuar 24.05.2020 19:30