Do të shpërngulej në Afrikë, Einxhel Shkira zbulon pse ndryshoi mendje (FOTO LAJM)

Një nga vajzat më të komentuara të ekranit, Einxhel Shkira, është bërë mbrëmjen e djeshme pjesë e “Big Brother Vip”.

Mirëpo para pak kohësh, moderatorja i habiti të gjithë kur bëri të ditur se do të zhvendosej në Afrikë.

“Puna që po bëj është një projekt që s’ka lidhje me jetën publike prandaj preferoj ta mbaj private. Kam mësuar që jo kushdo ta do të mirën këtu, përkundrazi…kam mësuar se sado të përpiqesh të tregohesh e sinqertë sërish ka njerëz që dyshojnë për çdo gjë. Të paktën nuk ika në Dubai siç ishin të sigurt ca prej jush”, shkroi Einxhel.

Ajo shtoi se në Shqipëri nuk e mbante më asgjë dhe se është një shpirt i lirë. Moderatorja tha se është lodhur nga kornizat në Shqipëri dhe se duhet të sillesh sipas rregullave të shoqërisë, që të mos paragjykohesh nga të tjerët.

“’Çfarë po më mbante të rrija?’ Kjo ishte pyetja ime dhe kur s’të mban asgjë atëherë je e lirë të ikësh kudo që të thotë mendja. Unë isha një shpirt i lirë që po mbytesha nga kornizat për të qenë ajo që duhet dhe paragjykimet nga njerëzit që s’do më njohin kurrë kush jam në të vërtetë. Këshilla ime e vetme është të ndjekësh mendjen, zemrën shpirti”

Por lind pyetja, cila ishte arsyeja që e riktheu Einxhelin në Shqipëri? Gjatë një bisede me banorët, ajo ka treguar se arsyeja e rikthimit të saj ka qenë “BBV”.

“Unë duhet të ikja në Afrikë, duhet të isha atje tani, por Vëllai i Madh më zuri”, tha Einxhel, duke biseduar me Palomën dhe Kledin.


Shtuar 27.10.2021 13:46