Këngëtarja shqiptare humb njeriun e dashur: Zemra më është coptuar (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme, Ava Max, ka zbuluar sot se ka humbur një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë. Përmes një postimi në "Instagram", artistja shqiptare tregon se se është ndarë nga jeta gjyshi i saj, Dionis Koçi, një ngjarje që e ka prekur thellësisht.

Ajo ka postuar gjithashtu foto të vjetra të gjyshit, të cilat janë shkrepur në Shqipëri. Ava tregon se Koçi ishte me profesion aktor dhe se prej tij ka trashëguar edhe dashurinë për skenën.

Këngëtarja ka lënë të kuptohet se gjyshi i saj ishte i sëmurë prej kohësh, por e mbajti veten fort deri në publikimin e albumit të parë të Avas.

“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e coptuar në miliona copa, por dua të ndajë këto foto të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, shkruan kënëgartrja.

Shtuar më 22/09/2020, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori