Parashikimi i motit për datën 2 gusht 2022

Vendi ynë do të jetë në ndikimin e orëve të shumta me diell në pothuajse gjithë territorin ditën e nesërme.

Parashikohet që herë pas here në zonat e thella malore veriore dhe juglindore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave në orët e pasdites.

Mbrëmja dhe nata do të sjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 19 gradë C deri në 40 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimin mbi 2 ballë./albeu.com