Eugent Bushpepaj postoi një
foto duke bërë simbolin e shqiponjës me këngëtaren me origjinë shqiptare që përfaqëson
Qipron në Eurovsion, Eleni Foureira.
Por grekët kanë
reaguar shumë ashpër duke e sulmuar këngëtaren me origjinë shqiptare dhe kanë shkruar se veprimi i saj ishte një provokim. Pas kësaj duket se ka
reaguar këngëtarja.
“Muzika është për të bashkuar dhe jo ndarë njerëz, e prandaj jam këtu pa asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më akuzojnë mua.
Me të vërtetë e dua Greqinë dhe askush e asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Le të shkojmë tani e të përfaqësojmë
Qipron në mënyrën më të mirë”, shkruan
këngëtarja në Instastory. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018,
ora 13:10