Këngëtarja Eleni Foureira, reagon pasi u "sulmua" nga mediat greke (FOTO LAJM)

Eugent Bushpepaj postoi një foto duke bërë simbolin e shqiponjës me këngëtaren me origjinë shqiptare që përfaqëson Qipron në Eurovsion, Eleni Foureira.

Por grekët kanë reaguar shumë ashpër duke e sulmuar këngëtaren me origjinë shqiptare dhe kanë shkruar se veprimi i saj ishte një provokim. Pas kësaj duket se ka reaguar këngëtarja.

“Muzika është për të bashkuar dhe jo ndarë njerëz, e prandaj jam këtu pa asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më akuzojnë mua.

Me të vërtetë e dua Greqinë dhe askush e asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Le të shkojmë tani e të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë”, shkruan këngëtarja në Instastory. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori