Këngëtarja anulon koncertet, shkak komplikacionet e operacioneve plastike (FOTO LAJM)

Reperja me famë botërore, Cardi B është detyruar të anulojë koncertet e ardhshme nga turi i saj, për shkak të disa problemeve që i kanë sjellë ndërhyrjet estetike.

Reperja 26 vjeçare më herët ka pohuar se i ishte nënshtruar një ndërhyrje në gjoks dhe një liposuktioni( ndërhyrje që heq dhjamin e tepërt nga disa zona të trupit) , të cilat sipas saj ishin të nevojshme pasi solli në jetë vajzën Kulture.

Përfaqësuesit e saj u shprehën: “Ajo mezi priste të kthehej në punë e të performonte për publikun dhe fatkeqësisht nuk mori kohën e nevojshme që i duhej pasi ju nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjike. Axhenda e saj e mbingarkuar ka ndikuar në trupin e Cardi-t dhe doktorët i kanë dhënë urdhër të prerë që të mos dalë në asnjë koncert këtë muaj. Natyrisht ajo është shumë e zhgënjyer dhe nuk do ti mërzisë fansat. Por ne ju sigurojmë që do ta shihni sërish në shtator.”




Shtuar më 22/05/2019, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori