Këngëtari me famë botërore heq dorë nga muzika, arsyeja do t'ju habisë (FOTO LAJM)
Ed Sheeran ka hedhur poshtë kitaren e tij për t’u marrë me
prodhimin birrës.
Ylli 29-vjeçar thuhet se po bën markën e tij të
birrës për të furnizuar
pub-in që ndërtoi për vete në Suffolk ndërsa u tërhoq përkohësisht nga i muzika.
Sipas raportimeve, Ed ka porositur një grumbull pajisjesh për
prodhimin e
birrës.
Këngëtari e ndërtoi
pub-in në vitin 2017 dhe i vuri emrin e gruas së tij, Cherry Lancaster Seaborn, me të cilën u martua në janar të 2018-ës.
Ed është përballur me disa vështirësi, pasi akuzohej se e kishte ndërtuar
pub-in pa leje ndërtimi. Vitin e kaluar,
ylli i muzikës pop fitoi betejën kundër këshillit të tij lokal në lidhje me këtë çështje.
Ed besohet të ketë mbledhur një pasuri prej 200 milion paund që nga botimi i albumit të tij të parë në 2001.
Albumi i tij i fundit, ‘No 6 Collaborations Project’, u publikua në korrik të vitit të kaluar dhe kryesoi listat në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.
Shtuar më 01/06/2020,
ora 09:25