Këngëtari i famshëm braktis muzikën për shkak të gjendjes shëndetësore

Këngëtari i njohur i hiteve "Liberta", "Felicita", "Sempre sempre" etj, Al Bano Carrisi, ka dhënë për të gjithë fansat lajmin e hidhur se do të heqë dorë përfundimisht nga muzika.

I ftuar në emisionin "Mattino cinque", Al Bano ka rrëfyer se për shkak të gjendjes shëndetësore, duke filluar nga 1 janari, ai nuk do të këndojë më.

Kujtojmë se në vitin 2017 këngëtari u godit nga një atak në zemër dhe ishemia, shkruan Xing.al.

Pas divorcit nga bashkëshortja Romina Poëer, me të cilën lançoi hitet më të suksesshme të kohës, Al Bano u martua me Loredana Leccison, 26 vite më e re se këngëtari. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2018, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori