Vazhdon suksesi rekord i Noizyt, këtë herë në krye të listës në Itali (FOTO&VIDEO)

Një ditë më parë, Noizy publikoi projektin e shumëpritur që mban titullin “Njëherë e mirë”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku e cila deri më tani ka arritur të grumbullojë më shumë se 1.2 milion klikime në Youtube. “Njëherë e mirë” po bën namin dhe nëpër Europë, pasi renditet e para në trending në Itali, e 9-ta Gjermani dhe e 5-ta në Austri.

Sigurisht, Noizy nuk mund të mos ishte i lumtur për këtë sukses, lajm të cilin e ka ndarë vetë me ndjekësit në rrjete sociale. Megjithëse, Noizy u shpreh ditën e djeshme se kënga nuk është një diss ndaj askujt, por thjesht realiteti, teksti tregon se në fakt i drejtohet dhe Big Kik, me të cilin pati një përplasje virtuale pak javë më parë.

Noizy dëgjohet duke thënë se ka shkatërruar shumë karriera, ndërsa i konsideron kolegët “peshq të vegjël” gjendur përballë një “balene”. “Nuk po du me përmend emra se nuk merrna me plehra, jeni peshq shumë t’vegjël mos u shtyni me balena”, thotë Noizy. Megjithatë, në një pjesë të tekstit, reperi shprehet se iu ka hapur dyert shumë njerëzve, për të cilët thotë se rezultuan “fake”, fjalë të cilat fansat mendojnë se i adresohen Big Kik.

“Ju kam shti dhe mrena n’studio, nëse foli me hejtera kta mendojnë se unë s’di gjo, un i marr vesh njo ka njo. Ti nuk je pjesë e grupit nëse neve nuk na do, opozitës i kallzo, je me fat kalamo se ca meriton ti as familja mos me t’njoh, s’je i pari as i fundit, je kanuni i majmunit.”, shprehet Noizy. Pas deklaratës se Noizy e kishte hequr nga grupi OTR pa asnjë arsye, Big Kik reagoi ditën e djeshme ndaj këngës së re të tij.

“S’ka reklamë të keqe. Shkoni dhe shpërndani ca dashuri”, shkroi ai krahas postimit në Instastory. Të jetë kjo një kundërpërgjigje ndaj fjalëve të Noizyt?

Shtuar më 15/01/2021, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori