Kejvina zyrtarisht zëvendësuesja e Rashelit, ja komentet që shkëmben me Ermalin

Kejvina Kthella është bukuroshja e cila do të zëvendësojë Rashel Kolanecin në emisionin e të shtunës ‘Xing me Ermalin’.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga xhirimet e emisionit, ku duket mjaft e lumtur për nisjen e eksperiencës së saj televizive.

Kejvina shprehet për herë të parë sa i përket këtij bashkëpunimi duke thënë: “Shume e lumtur qe do punoj me personazhin me komik te Shqiperise,”-ndërsa shfaqet në një fotografi me Ermal Mamaqin.

Mes komenteve të shumta në foton e publikuar nuk mungon as komenti i vetë Ermalit: ’’SuperKevina ‘’ ,- shkruan ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori