Kejvina Kthella e bukur? Se keni parë akoma motrën e saj (FOTO LAJM)

E bukur, seksi, provokuese, Kejvina Kthella i çmendi të gjithë me daljen e saj të parë në "Xing me Ermalin". Velina e re u kthye në vajzën më të komentuar në media dhe fakti nëse kishte veshur apo jo të brendshme e vuri në qendër të vëmendjes.

Por me sa duket, falë saj mund të vërtetojmë sërish atë shprehjen që, bukuria është çështje gjenesh dhe s’ka pikë dyshimi.

Themi kështu pas disa fotove që Kejvina ka publikuar, përmes të cilave na prezanton me motrën e saj Dorisa.

Bukuroshja ka një ngjashmëri të paparë me velinën e “Xing me Ermalin” dhe duket po aq simpatike sa Kejvina. Grimiere me profesion, Dorisa është bjonde si motra dhe nuk do t’i dallonit dot nëse do t’i shihnit bashkë. /albeu.com/

Shtuar më 09/05/2018, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori