Kejvina Kthella ndahet e lënduar nga reperi në SHBA: Jam penduar (FOTO LAJM)

Lidhja e ish-velinës së Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, me reperin Seven Saraqi zgjati aq sa karantina. Pak ditë më parë, modelja e “Instagram”-it ka deklaruar se jo vetëm që është ndarë nga këngëtari, por edhe ka mbetur e lënduar nga kjo lidhje, ku provoi edhe bashkëjetesën në apartamentin e tij luksoz në SHBA.

Kejvina publikoi një video në “Instastory”, ndërsa dëgjohej duke kënduar këngën e këngëtarit latin Lunay me titull “Soltera” dhe nëpërmjet buzëve, ish-velina pohon se të jesh beqare është tashmë në modë.

Kështu, ajo ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se tashmë është single dhe i ka dhënë fund marrëdhënies së shumëpërfolur me reperin Saraqi. Pas kësaj videoje, çka e përforcoi më shumë faktin që çifti janë ndarë ishin edhe vetë statuset e Kejvinës.

“E urrej të krijoj afrimitet me njerëzit në këto kohë, gjithmonë pendohem që bëra kaq shumë për ta, u kujdesa dhe ndjeva shumë”, shkruan në një postim Kejvina.

“Motër, kushtoju vëmendje shenjave, ndonjëherë gjërat janë vërtet ashtu siç duken”, shkruante në një tjetër status Kejvina Kthella.

Vallë, ç’të ketë bërë reperi Saraqi që e ka mërzitur kaq shumë ish-velinën?

Vetëm pak kohë më parë, dyshja nisi bashkëjetesën. Pikërisht gjatë periudhës së karantinimit, Kejvina dhe reperi Seven u zhvendosën në vilën e këtij të fundit në Los Anxhelos dhe nga aty bënin postime të shumta, bashkë ose të ndarë, por nga të njëjtat vende. Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk pranoi asgjë publikisht, shumë detaje i kanë nxjerrë zbuluar si njërin dhe tjetrin.

TRE MUAJT E BASHKËJETESËS SË KEJVINËS ME SEVEN DHE ZHGËNJIMI QË PËSOI NGA REPERI

Prej gati tre muajsh, ishvelina e “Xingut”, Kejvina Kthella, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pak javë më parë, ajo postoi një video të nxehtë, ku shfaqej me të brendshme seksi, ndërkohë që të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale.

Të gjithë menduan se Kejvina Kthella kishte shkuar për të zhvilluar karrierën e saj si modele, por ajo tregoi se çfarë fshihet pas largimit të saj misterioz.

“Në fakt, erdha këtu se po bëja një kurs aktrimi dhe pastaj ngela këtej. Zgjat tetë javë dhe është intensiv. Çdo ditë nisim në orën 09:00 dhe mbarojmë në orën 18:00”, u shpreh Kejvina Kthella në një intervistë të zhvilluar në “Instagram” me doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria. Ndërkohë, komentuesit hodhën dritë mbi një tjetër fakt të qëndrimit të saj në Amerikë, duke e kaluar këtë periudhë karantinës atje si pa dashje.

Sipas tyre, arsyeja ishte se Kejvina kishte nisur një lidhje me reperin Seven Saraqi, për të cilin ishte përfolur pak kohë më parë. Historia u ngatërrua në atë kohë, pasi u komentua edhe për një lidhje me reperin tjetër të njohur në Kosovë, 28- vjeçarin Getinjo. Kejvina së bashkua me Taynën ishin në eventin e organizuar për 50 Cent në “Walk of Fame”, ku shoqëroheshin nga reperi shqiptar, Seven Saraqi.

Pas publikimit nga ana e reperit e disa pamjeve në krah të Kejvinës, ku shfaqeshin shumë intimë, lindën dyshimet se ishin në një lidhje. Thashethemet u ndezën dhe më shumë pasi Seven, për arsye që s’dihen, e fshiu videon ku shfaqej i afërt dhe duke shijuar momente të bukura me Kejvinën. Por ishvelina i hodhi poshtë dyshimet, duke thënë se mes tyre kishte thjesht shoqëri dhe asgjë më tepër.

E nuk vonoi shumë dhe në skenën e thashethemeve u shfaq vetë dhe me dëshirë të plotë Getinjo, vëllai i Mozzik. Ndërkohë që Kejvina ndodhet në SHBA, ajo nuk ka reshtur me postime fotosh seksi në “Instagram”-in e saj. Po cila ka qenë jeta private e Kejvina Kthellës jashtë kamerave dhe a ka një partner, ishin pyetjet që i bëheshin shpesh asaj gjatë karrierës së saj të shpejtë në televizionet shqiptare.

Pasi mohoi lidhjen me futbollistin e Kombëtares, Bekim Balaj, la të kuptohej se ajo nuk donte të fliste me emra të përveçëm sa i takonte jetës private dhe ndoshta për këtë kishte arsyet e saj. Po ç’rrëfeu në ekran para se të karantinohej në Los Anxhelos me Seven Saraqin? E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ish-velina tregoi se si duhet të ishte një mashkull që të rrinte në krahët e saj.

Një gjë është është e sigurt, që partneri ideal i Kejvina Kthellës është një person që duhet të ketë më shumë para sesa ajo. Ndër të tjera, Kejvina theksoi se s’ka shanse ta mbajë njeri me sufllaqe, por që partneri i saj ideal duhet të ishte një djalë në karrierë e që të ketë më shumë të ardhura se ajo. Rudina Dembacaj e ngacmoi: “A quhet karrierë kur merresh me kështu (drogë)?” dhe Kejvina iu përgjigj: ”Jo, ajo nuk është karrierë”.

Më tej, Rudina vazhdoi: “Ok, iku një, ata që merren me kështu punësh s’kanë shanse me Kejvinën….”. Kujtojmë që Kejvina u largua papritur mes lotësh nga programi “Xing”, një lajm i dhënë nga show televiziv, që njoftonte se ajo nuk do të ishte më pjesë e programit të të shtunave.

Nuk dihet se në ç’aspekt e ka zhgënjyer biondi Seven Kejvinën, së cilës i hapi shtëpinë në Los Anxhelos. Burime pranë saj thonë se xhelozia ka qenë arsyeja pse ata i kanë dhënë fund kësaj lidhjeje të shkurtër./Panoramaplus.al
Shtuar më 06/06/2020, ora 22:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori