E rëndë në Gjakovë, mbeten të vrarë dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj për rajonin e Gjakovës i ka thënë Gazetës Express se policia ka dalur në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.

Vrasja ka ndodhur në ora 20:20, ndërsa motivet e këtij krimi nuk dihen akoma.

I dyshuari për kryerjen e krimit është arratisur.

”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, ka thënë ai.


Shtuar 25.06.2023 21:53