Keisi tregoj ngjarjen më të mirë dhe më të keqe të vitit dhe Stresit duhet t'i djeg (FOTO LAJM

Ish-partnerja e reperit Stresi, Keisi, u bë e njohur për publikun nga lidhja e bujshme e cila përfundoi me ndarje.

Kjo lidhje e ktheu çiftin në kryefjalën e mediave dhe Stresi së bashku me Keisin u kthyen në personsazhet më të komentuar të këtyre javëve.

Megjithëse nuk e treguan publikisht arsyen e ndarjes së tyre, nëpërmjet postimeve në Instagram dyshja na tregoi se jeta ka vazhduar normalisht për secilin.

Teksa Stresi i është përkushtuar muzikës, Keisi vazhdon jetën në Kanada dhe shpesh është aktive në Instagram, ku ndan me ndjekësit përditshmërinë e saj.

Ditën e sotme, ajo ka bërë një bashkëbisedim në Instastory me ndjekësit, njëri prej të cilëve e ka pyetur për gjënë më të keqe dhe më të mirë që i ndodhi këtë vit.

Me zemër në dorë, Keisi ka treguar dy ngjarjet që kanë lënë shenjë tek ajo në 2019-ën:

“Gjyshi im ndërroi jetë.

Por gjëja më e mirë është që mësova të vë veten në vend të parë.”- shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se është e lumtur për mësimin që ka marrë.

Kujtojmë se Keisi jeton prej kohësh në Kanada dhe pas ndarjes nga Stresi, u rikthye në vendin e saj të preferuar, siç ajo e ka quajtur vetë.
Shtuar më 15/09/2019, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori