Kayne ia mbledh Kim-it dhe North-it: S’ka më makeup për vajzën e tyre 6-vjeçare (FOTO LAJM)

S’janë të pakëta rastet kur vajza e parë e Kim Kardashian dhe Kayne West, North-i, shfaqet në publik me tualet apo aksesorë për të rritur.

Ajo është një admiruese e madhe e modës dhe shpesh tërheq vëmendjen e ndjekësve të mamasë së saj me kombinimet tepër origjinale që bën në veshje.

Vetëm disa ditë më parë, Kim publikoi në profilin e saj në Instagram një foto me të bijën, e cila kishte vendosur një palë vathë shumë të mëdhenj, të cilat nuk ishin aspak për moshën e saj.

Kim u kryqëzua në komente për faktin që e kishte lënë të bijën ta bënte një veprim të tillë, por duket se të dyjave “ia ka mbledhur” Kayne West.

Ai e ka ndaluar të bijën të përdorë makeup, të vërë buzëkuq, penel, e gjëra të tilla vajzash.

Madje, Kayne e ka ndaluar edhe bashkëshorten t’ia lejojë vajzës këto.

Në një intervistë për “E!News”, Kim tregoi se partneri nuk ka aspak dëshirë ta shohë të bijën të lyer.

“Ajo vdes për make up, por babai i saj nuk do ta lejojë më të lyhet. Ai ka ndryshuar gjithë rregullat. Unë do ta lija të lyhej. Për Krishtlindje ajo vuri pak buzëkuq dhe do ta lija ta bënte sërish. Nëse do të vishte një fustan të zi, do ta lija të lyhej me një buzëkuq. Por tani për tani, ta harrojmë make up-in!”- është shprehur Kim.

Epo, North duhet të presë edhe disa vite që të marrë pamjen e një zonjushe të vërtetë!
Shtuar më 15/09/2019, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori