KAVAJË/ Dy persona kapen me armë zjarri, një prej tyre kërkohej nga policia (FOTO LAJM)

Dy shtetas të moshës 34 dhe 36 vjeç janë vënë në prangat e policisë, pasi në mjetin në të cilën udhëtonin, mbanin armë zjarri. Nga kontrolli i policisë ka rezultuar se njëri prej tyre është edhe autor i një vjedhje të kryer në dhjetor të viitit që sapo lamë pas, pasi dyshohet se në banesën e një shtetasi, janë marrë disa krerë bagëti.

Gjatë mesditës së sotme, Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës, në bashkëpunim me Komisariatin e Rrogozhinës, në afërsi të stadiumit të Kavajës, kanë ndaluar automjetin tip "Volkswagen".

Pas kontrollit fizik të personave në brendësi dhe të automjetit, kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistolete, një armë zjarri automatik model 56, një armë të ftohtë, thikë, një palë pinca per prerje gardhi.

Menjëherë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Gëzim Bizhdili, 34 vjeç dhe Hamid Skuqi, 36 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje.

Ata po udhëtonin në automjetin tip "Volkswagen", automjet ky në pronësi të shtetasit Gëzim Bizhdili, ku në bagazhin e automjetit është gjetur një armë zjarri automatike dhe një palë pinca për prerje gardhi, si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Hamdi Skuqi, në brez i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një thikë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Hamid Skuqi është i shpallur në kërkim policor, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së datës 30.12.2016, në banesën e shtetasit G. H., ku janë marrë disa krerë bagëti.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Kavajë, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Vjedhja". /albeu.com/







Shtuar më 04/01/2017, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori