Kaubojsi sfidon Ramën, i futet pikturës dhe befason me nudizëm (FOTO LAJM)

Tanimë që duket se KQZ nuk ka ndër mend ti atribuojë asnjë votë fitoreje ish-kandidatit për kreun e Lezhës, Eduard Ndocaj i është rikthyer fuqishëm pasionit të tij të vjetër.

Pas ‘dështimit’ në politikë, Ndocaj nuk po merret më as me makinat luksoze, dhe me as me ëndrrën e vjetër ‘drejt Perëndimit’ në gjurmët e kaubojsave.

Prej disa ditës në Facebook-un e ish-kandidatit gjenden më së shumti pastime lidhur me punimet e tij të fundit në pikturë, ku spikat nudizmi dhe kuajt, por nuk mungon as natyra e qetë.

E nëse për Kryeministrin nuk gjeni dot asnjë vlerësim pasi nuk e kuptoni dot abstraksionin e tij, padyshim që me pikturat e Eduardit do të dashuroheni.


Shtuar më 18/07/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori