"Kaubojsi" bën publik denoncimin e qytetarit: Theksoj se është monument kulture! (FOTO LAJM)

Eduart Ndocaj, në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë publike një denoncim të një qytetari ku shfaqen dëmtimet serioze të Urës së Zogut.

"Denoncim: Sapo më erdhën këto foto që dëshmojnë dëmtimin e rëndë të Urës e Zogut.

Të gjithë hekurat anësore rrethues janë prerë, hequr dhe vjedhë për skrap.

Duhet të theksojmë se Ura e Zogut është monumet kulture dhe një pasuri e rëndësishme e historisë së zhvillimit të infrastrukturës.

U bëj thirrje autoriteteve të policisë të gjejnë dëmtuesit dhe ta mbrojnë këtë monument të rëndësishëm". /albeu.com/

Shtuar më 28/01/2016, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori