Katy Perry në zi, humb personin e shtrejntë pak para se të bëhet nënë (FOTO LAJM)
Pesë ditë më parë,
këngëtarja Katy Perry zbuloi në mënyrën më të bukur shtatzëninë e saj të parë, duke treguar barkun e rrumbullakosur në fund të videoklipit të saj të ri.
Ky do të jetë fëmija i saj i parë me të fejuarin Orlando Bloom pasi aktori 43-vjeçar tashmë është babai i djalit 9-vjeçar Flynn me ish-gruan Miranda Kerr.
Mirëpo, para se të bëhet nënë për herë të parë,
këngëtarja është përballur me dhimbjen e madhe të humbjes së një personi të shtrenjtë për të.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram,
Katy ka treguar e prekur për humbjen e gjyshes së saj, të cilës i ka bërë një dedikim të gjatë.
Këngëtarja shkruan se i është falenderuese për
gjithçka, pasi një pjesë e madhe e karakterit të saj i ngjan atij të gjyshes.
Kjo e fundit i ka mësuar
Katy-t si të jetë një femër e fortë që përballon
gjithçka pa nevojën e askujt, si të jetë origjinale, e dashur, e butë e kokëfortë njëkohësisht.
“Le të pushojë në paqe të thellë dhe të puthë ballin e shpirtit që të vijë dhe ta njoftojë
gjithçka do të jetë në rregull, veçanërisht tani që ka fituar një engjëll që do të kujdeset për të♥”- shkruan
këngëtarja krahas fotove të gjyshes, duke iu referuar bebushit që do të sjellë së shpejti në jetë.
Shtuar më 09/03/2020,
ora 16:24