Bashkohet me holandezët për të konsumuar alkool, shqiptari bëhet “tapë” dhe përfundon në spital

Tifozët e Feyenoord prej orësh janë duke festuar në zonën e pedonales dhe Parkut “Rinia” aty ku është edhe “fan zone” për të ndjekur ndeshjen holandezët.

Mirëpo gjatë drekës me ta është bashkuar edhe një shqiptar që si duket nuk ka mundur dot t’i bëjë ballë holandezëve sa i përket konsumit të alkoolit.

Nga pija e tepërt ai nuk është ndjerë mirë teksa është marë me barelë dhe është transportuar me ambulancë në spital.

Kujtojmë që në orën 21:00, Roma dhe Feyenoord do të zbresin në fushën e “Air Albania” për trofeun e Conference League./albeu.com