Katër të arrestuar te Manastiri i Deçanit, ja si i quan prifti serb (FOTO LAJM)

Policia e Kosovës konfirmon se ka arrestuar katër persona në afërsi të Manastirit të Deçanit për armëmbajtje pa leje.
Zëdhënësi i saj, Baki Kelani nuk ka dhënë detaje të tjera për të dyshuarit.

"Mbrëmë gjatë një aksioni policia ka arrestuar 4 persona për armëmbajtje pa leje. Arrestimi ka ndodhur pak metra larg Manastirit të Deçanit", ka thënë shkurt ai për Express.

Ndërkohë, prifti në Manastirin e Deçanit, Sava Janjic, në një postim në Twitter thotë se janë arrestuar 4 shqiptarë, të cilët i quan "islamistë të armatosur".

Sipas Janjic ata janë arrestuar para dyerve të Manastirit të Deçanit në një veturë të tipit "Golf" ku ka pasur automatikë të tipit Kallashnikov dhe literaturë islamike.

"Në portën kryesore të manastirit të Deçanit, u arrestuan katër islamistë të armatosur, ka thënë udhëheqësi i Manastirit Sava Janijc.

"Këta 4 shqiptarë nga katër anë të ndryshme të Kosovës – Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, u arrestuan mbrëmë rreth orës 21 në pjesën e përparme të portës kryesorë të manastirit. Personat ishin me një Golf të bardhe me targa të Ferizajt", ka thënë ai.

Sava Janjic tha se pas aksionit te Policisë së Kosovës dhe KFOR'it, u identifikuan personat dhe u kontrolluar automjeti.

"Aty u gjinden 3 kuti me municion dhe një kallashnikov, gjithashtu në makinë u gjetën literaturë me përmbajtje islamike. Hetime e policisë ende nuk kanë dhënë asnjë informacion, por prania e KFOR-it po e siguron manastirin dhe zonën përreth", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2016, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori