Katastrofë në Kashar, tymi e bloza pushton Tiranën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një zjarr i madh ka rënë sot në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Mëzes të Tiranës në një fabrikë riciklimi mbetjesh.

Policia, ambulanca dhe zjarrëfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Me datë 22.04.2018,  rreth orës 10:00, në Kashar,  në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori