Mos e humbisni perlën e shekullit, lojtari me portën bosh shpërdoron golin (VIDEO)

Njëra nga huqet më të mëdha në histori të futbollit ka ndodhur sot në Belgjikë.

Në takimin e zhvilluar mes K.V. Mechelen dhe Oostende ka ndodhur një rast shumë interesant.

Mesfushori i K.V Mechelen, Aster Vranckx ka humbur një rast me portën e zbrazur nga një metër largësi.

Vranckx tentoi ta godiste topin por humbi baraspeshën dhe u rrëzua në tokë duke goditur shtyllën pingule.

Kjo humbje i kushtoi ekipit të tij pasi në fund të takimit, Oostende shënoi përmes Jack Hendry duke i fituar pikët e plota.


Shtuar 12.09.2020 21:16