Karantina u prish përvjetorin, Genci zbulon planet e "dështuara" me Eni Koçin (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj festojnë përvjetorin e tyre të dashurisë.

Ata po shijojnë prej vitesh romancën e tyre, ndërsa në shkurt të vitit që lamë pas, këngëtarja i tha “Po” partnerit pas propozimit të tij fantastik.

Mirëpo, planet e çiftit nuk kanë shkuar siç duhet për shkak të emergjencës së Covid-19 në mbarë botën.

Duket se ata kishin planifikuar që këtë ditë speciale ta festonin me njëri-tjetrin në Maltë.

Megjithatë, ata janë detyruar të festojnë në karantinë.

“E planifikuam në Maltë, përfunduam në karantinë. Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi, por veçse për të na forcuar më shumë. Urime ditën e tretë të prillit, ditën që na bëri bashkë”- janë fjalët e Gencit dedikuar partneres së tij.

Gjithashu Eni ka ndarë në InstaStory foto të çiftit, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Gëzuar përvjetorin

Eni dhe Genci kanë nisur prej kohësh bashkëjetesën dhe këto ditë izolimi po i kalojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa qëndrojnë herë pas here në kontakt me fansat e tyre në rrjete sociale.

Shtuar më 04/04/2020, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori