Mbledhja dy ditore e qeverisë, Rama: Kemi diskutuar nevojën për riorganizim të të gjithë procesit qeverisës, forcojmë rolin e zv/kryeministrit

Kryeministri Edi Rama në takimin dy ditor të qeverisë në Tepelenë, ka folur për mediat, ku ka thënë se kanë diskutuar për arritjet e deritanishme duke parë nga e ardhmja dhe gjithashtu kanë folur për nevojën për të riorganizuar të gjithë procesin qeverisës.

“Duke qenë se kemi qëndruar dje dhe sot në respekt te mundit tuaj, po them disa fjalë lidhur me këtë mbledhje maratonë të zgjeruar të qeverisë ku sic kemi bërë edhe në të shkuarën në fund të një sesioni dhe përgatitjes së një sesionit tjetër, për të diskutuar shumë hapur dhe me debat mbi problematikat. Është bërë një analizë e arritjeve por duke parrë arritjet nga këndvështrimi i të ardhmes. Është diskutuar nevojë për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës, duke filluar nga vetë organizimi i këtij procesi në godinën e qeverisë. Besoj që kemi arritur disa rezultate të dobishme dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme që sesionin e ri ta nisim me një impuls të ri por dhe me një rritje të konsiderueshem të kapacitreteve qeverisës, duke forcuar rolin e zv.kryeministrave dhe duke përfshirë në vendimmarrje drejtues të agjencive të rëndësishme. Do të krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me dhomën akademike, organizata ndërkombëtare dhe me individë që kanë cfarë të na mësojmë”, tha Rama.

Vetëreforimi?

“Ne gjithmonë kemi tendencën t’i lidhim reformat me nejrëz dhe persona dhe me emërime apo shkarkime. Vetëreformim është më i gjerë se kaq, siç e përmenda dhe më lart. Qëllimi është të arrijmë rezulatet me të shpejta dhe më të qëndrueshme. Shqipërinë, nëse e krahasojmë me dje, jemi më mirë. Ju e shikoni që kemi tursitë sa Greqia dhe imzhi i Shqipërisë në botë është përmbysur. Ajo që ne shohim nga brenda është rritja e interest të investitorëve të huaj. Nuk flasim vetëm për projekte të fokuara në sektorin e energjisë, por për investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë, të cilët jo para shumë viteve më parë nuk e konsideronin fare Shqipërinë për zgjerimin e biznesit të tyre”, tha Rama.


Shtuar 29.07.2023 13:47