Bayern josh Vlahovicin, reagon Juve: “Zonja e Vjetër” i vendos çmim “bomberit” serb

Pa Champions League, Juve është e detyruar të shes. Emri i parë që pritet të sakrifikohet është Dusan Vlahovic, i shumëkërkuar nga disa ekipe “big”, por forma e tij jo e mirë ka bërë që vlera e kartonit të ulet ndjeshëm.

Bayern Munich është ekipi kryesor që po ndjek prej kohësh “bomberin” serb, mbi të gjitha pasi në stol u Thomas Tuchel.

Klubi gjerman ka paraqitur një ofertë zyrtare në dyert e Juves, 50 milionë euro, plus 5 të tjera, por kjo ofertë e Bayern është refuzuar në mënyrë të prerë nga drejtuesit e Juves. Vlahovic ka një kontratë deri në 2026, për këtë arsye torinezët janë komod në negociata.


Shtuar 3.06.2023 09:00