Kaq ishte! Brad Pitt i jep fund lidhjes me të dashurën 29 vite më të re (FOTO LAJM)

Brad Pitt dhe modelja gjermane Nicole Poturalski janë ndarë! Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Page Six” se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Sipas burimeve marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioze dhe është mësuar se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë.

Brad dhe Nicole u konfirmuan si të lidhur që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie. Altori u njoh për herë të parë me modelen në restorantin e burrit të saj, Roland Mary, në Berlin.

Fituesi i “Oscar” u njoh me pronarin e restorantit, Roland Mary, 68 vjeç, në vitin 2009 kur po xhironte për filmin Quentin Tarantino, “Inglorious Basterds”. Ai u kthye në restorantin e tij në gusht të 2019, pra pas 10 vitesh, kur promovonte filmin e tij të fundit Tarantino, Once Upon A Time in Hollywood, me Leonardo Di Caprio dhe Margot Robbie. Dhe ishte pikërisht ajo natë gushti kur ai u takua me Nicole – e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish-gruan e tij Angelina Jolie.

Ndërkohë Nicole vazhdon të jetë ende e martuar dhe ka një djalë shtatë vjeçar të quajtur Emil me Roland. Ndërsa Pitt është baba i gjashtë fëmijëve me ish-gruan Jolie – Maddox, 19, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 14, dhe binjakët 12-vjeçar Knox dhe Vivienne.
Shtuar më 29/10/2020, ora 08:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori