Kapet me drogë shqiptari në Selanik

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Mediet në Greqi raportojnë se gjatë kontrollit të policisë, në makinë n e shqiptarit u gjetën rreth 3 kilogramë kanabis, 2 pistoleta, secila me karikator me 7 fishekë, 1 celular, të cilin e përdorte për transaksionet e tij të paligjshme dhe 300 euro që dyshohet të jenë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, në kontrollin e ushtruar në shtëpinë e 40-vjeçarit, në zonën e Sykes, u gjet dhe u konfiskua shuma prej 1800 eurosh, si rezultat i shitjes së drogës./albeu.com/


Shtuar 26.07.2023 10:24

Tags: