Vazhdon telenovela në aksin Paris-Madrid, “Los Blancos” përgatisin ofertë të re për Mbappe

Real Madrid dhe Kylian Mbappe kanë qenë sërish historia e kësaj merkatoje vere dhe nuk dihet nëse “filmi” do të mbyllet me një fund të lumtur per të dyja palët.

Me gjithë zërat që qarkullojnë për të ardhmen e francezit, madrilenët duket se po i planifikojnë me kujes lëvizjet e tyre. Siç raporton Equipe, merengët po planifikojnë t’i paraqesin një ofertë kampionëve francezë që do të arrijë në 180 deri në 200 milionë euro për yllin 24-vjeçar!

Megjithatë, në të njëjtin publikim thuhet se që të ndodhë kjo, madrilenët duhet të kenë parë fillimisht vetë Mbappe duke pranuar publikisht se dëshiron të largohet nga Parisi.

Nga ana e tyre, Parisi, i cili ende është pothuajse i dëshpëruar për ta shitur atë, duket se po pret propozimin e Realit pas 15 gushtit, ndoshta nga fundi i muajit, kur duart e tyre do të jenë edhe më të lidhura.


Shtuar 7.08.2023 15:51