Kapet në aeroport, e pabesueshme çfarë i del nga çanta (FOTO LAJM)

Një person nga Rusia është arrestuar aeroportin e Balit, pas një kontrolli që është bërë valixhes së tij. Sipas mediave të huaja policët janë habitur, kur kanë hapur valixhen e tij sepse në të ai kishte futur një orangutang të vogël.

Mësohet se ai e kishte droguar dhe më pas e kishte vendosur në valixhe me qëllim që ta transportonte drejt Rusisë.

Po ashtu e ditur bëhet se rusi mund të marrë një gjobë prej 7.000 dollarë si dhe të dënohet me pesë vite burg. E ditur bëhet edhe se ai quhet Andrei Zhestkov dhe se është 27vjeç.

Ai u ka thënë autoritete:

Orangutangun ma dhanë shokët, më paguan 3.000 dollarë për ta bërë transportin.

Gjithashtu ai ka treguar se orangutangun do ja jepte një shokut të tij në Rusi, i cili donte ta mbante si kafshë shtëpiake.
Shtuar më 24/03/2019, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori