Kapet 40 pako kanabis në makinë, pranga 48-vjeçarit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Strukturat e policisë së Korçës Kundër Krimit të Organizuar, kanë gjetur të fshehur në automjetin tip “VOLVO” me targa AA 721 IR, 40 pako lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.

Blutë e Korçës kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Kastriot Harizaj, 48 vjeç, banues në Korçë. Ndërkaq, materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm do i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Korçë Gjyqësor për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori