Breshëri të shtënash në SHBA, vritet 21-vjeçarja, plagosen 8 të tjera

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Çikagos, ku pas të shtënave me armë, një 21-vjeçare ka humbur jetën ndërsa 8 vajza të tjera u plagosën.

Sipas BBC, të shtënat në lagjen North Laëndale ndodhën pak para orës 1 të mëngjesit, kur teksa ato ishin së bashku, një makinë u afrua dhe më pas u qëllua me armë.

Sipas autoriteteve shumë persona u panë duke dalë nga automjeti me armë dhe filluan të qëllonin drejt grupit.

21-vjeçarja u qëllua në fytyrë dhe u transportua në Spitalin Mt. Sinai, ku u shpall e vdekur pak kohë më vonë, thanë autoritetet.


Shtuar 30.07.2023 22:08